Telegrafi

Keisi Medini largohet nga Big Brother VIP Albania

Foto: Screenshot/Facebook

Banori që u eliminua në natën e sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania është Keisi Medini.

Bukuroshja ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ajo ishte në nominim me disa konkurrentë të tjerë si: Bledi Manen, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

Foto: Screenshot/Facebook

Këngëtarja e njohur qëndroi prej muajsh brenda, gjersa ka qenë më e qetë sa i përket lojës.

Lexo po ashtu “Qeveria e Big Brother” - Kristi e cilëson dhunë fizike veprimin e Efit pasi e gjuajti me vezë në kokë

Theksojmë që garës në BBVA po i vjen fundi pasi finalja e madhe do të mbahet më 6 maj.

Foto: Screenshot/Facebook

Meqë jemi në javët e fundit po vazhdojnë akoma sfidat dhe strategjitë e banorëve të tjerë.

Ndërsa njëri nga banorët pretendent për të fituar është artisti shkodran, Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook