Telegrafi

Keisi Medini ekspozon linjat joshëse në imazhet e reja provokuese në Instagram

Keisi Medini është një prej vajzave më të komentuara të momentit në media rozë.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, u kthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja bionde gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ishte mjaft e komentuar për lidhjen e saj të shkurtër me ish-banorin tjetër, Kristi Aliaj.

Foto: Keisi Medini/Instagram

Por, pas përfundimit të BBVA, Keisi iu është rikthyer angazhimeve se me këngë, ashtu edhe me projekte të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keisi Medini

E njëjta ndërkohë nuk i ka lënë anash as postimet në rrjetet sociale, në të cilat përherë shfaqet mjaft provokuese.

Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa ka postuar disa imazhe joshëse në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Keisi Medini/Instagram

Në njërën prej imazheve, Keisi shihet e veshur vetëm në bikini teksa realizon një ‘selfie’ para pasqyrës, ndërkohë në një tjetër postim ajo shihet e veshur me një bluzë dhe të brendshme.

Keisi dukej në formë të mrekullueshme, ndërsa nuk i munguan as komentet nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, pak kohë më parë këngëtarja publikoi projektin e ri muzikor “Bye Bye”. /Telegrafi/