Telegrafi

Keisi publikon duetin me Artixn

(Foto: Instagram/keisimedini)

“Criminal” mban titullin bashkëpunimi i realizuar ndërmjet Keisi Medinit dhe Artixn.

Këtë duet, këngëtarja bionde, e cila është vajza e Sabianit, e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Petro Xhori është kujdesur për muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Artixn së bashku me Serg Disha dhe Petro Xhori.

Projekti është produksioni i Xhulio Milloshit, i cili e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës.

Ndërkaq për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videoklipin. /Telegrafi/