Pas lojës me ujë që organizuan dhe morën pjesë të gjithë banorët, është koha e dushit.
Armela ndodhet aty për t’u larë, ndërsa Kei, edhe pse e kishte bërë dushin për vete, qëndron aty dhe i kërkon Armelës që ta lajë ajo.
Armela nuk do që të lahet prej Keit dhe ja thotë, por Kei këmbëngul. Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e Armelës.
“Ik më lër rehat! O Kei, a ka mundësi të lahesh deh të dalësh?!”, i kthehet Armela.
“A ka mundësi të mos flasësh? S’dua të dal!”, ja kthen Kei.