Telegrafi

Kei flirton me Fiorentinën dhe Armelën

Vendet e lëna bosh nga Olsi dhe Damiano, që po vuajnë dënimin e dhënë nga Big Brother, në krevatin e Fiorentinës dhe Armelës plotësohen disi nga Kei.

Ajo është mes Armelës dhe Fiorentinës në të njëjtin krevat dhe herë përkëdhel njërën e herë tjetrën.

“Mos më manipuloni se femra fut shejtanin në shishe, por unë e nxjerr shejtanin nga shishja dhe e nxjerr xhiro nga liqeni”, thotë ajo më shaka.

Më pas, Kei puth Fiorentinën në ballë dhe thotë që “dhuron vetëm dashuri”.

“Ashtu dhuron gjithmonë!”, ja kthen Fiorentina dhe më pas afrohet dhe i psherëtin në vesh. Por “llafet e veshit në shtëpinë e Big Brother dalin sheshit”.

“O publik, Fiorentina bëri deklaratë të fortë, as Vivi s’ma ka thënë këtë ndonjëherë”, thotë Kei.