Në këtë kohë të çuditshme, ndonjëherë ju duhet të zhyteni kokën në një seri argëtuese, që do ju mbajë sa më larg nga problemet e juaja.
Netflix kurrë nuk arrin të dorëzohet në këtë front, por nëse tashmë keni përzgjedhur “Too Hot to Handle” dhe “Love is Blind”, ju mund të kërkoni zgjedhjen tuaj të radhës.
Në këtë rast kemi një lajm të mirë – shërbimi i transmetimit sapo ka njoftuar kthimin e një seriali të preferuar.
Netflix sapo ka zbuluar se do të publikojë dy sezonet e para të “Keeping Up with the Kardashians” më 1 qershor, duke na kthyer përsëri në ditët e para të Kim, Khloe, Kourtney dhe Kris.
Seriali filloi të transmetohej në 2007, shtatë vite përpara se Kim Kardashian të bëhej bashkëshortja e Kanye West.
Shfaqja frymëzoi gjithashtu shumë seri televizive në të njëjtin zhanër.
Unexpected news for fans of bootcut jeans: S1 and 2 of Keeping Up with the Kardashians will be on Netflix from 1 June. pic.twitter.com/HWZhHwLWbD
— Netflix UK & Ireland (@NetflixUK) May 6, 2020
“Keeping Up with the Kardashians” tani është në serinë e 18-të.
Përgjatë 18 sezoneve, ky serial është kritikuar vazhdimisht për shfaqjet e sajuara, megjithatë po vazhdon të ndiqet mjaft shumë. /Telegrafi/