Site icon Telegrafi

KEDS do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re në rrjet për bashkatdhetarët

Foto: Ilustrim

KEDS ka vendosur që gjatë verës, të trajtojë me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga KEDS.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre blejnë prona rezidenciale në Kosovë ose po i ndërtojnë vet. Si rrjedhojë, gjatë kësaj stine KEDS në vazhdimësi pranon kërkesa për Lidhje të Reja nga konsumatorët nga Diaspora të cilët kërkojnë që të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër që qëndrojnë në Kosovë. Në këtë drejtim, KEDS ka ndërtuar një sistem të identifikimit të kërkesave për Lidhje të Re për pjesëtaret e Diasporës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se, “Gjatë Kërkesës për Lidhje të Re nga Diaspora duhet të merret me veti edhe të paraqitet edhe Pasaporta e vendit rezident apo Leje Qëndrimi në atë vend, e cila dëshmon se aplikuesi është nga Diaspora”.

“Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version