Telegrafi

KEDS-i jep detaje për vdekjen e punëtorit të saj, që ishte duke punuar në Pejë

Një punëtor i KEDS-it ka ndërruar jetë sot në Levushë të Pejës, derisa ishte në teren për të evituar një prishje në rrjetin elektrik.

Zëdhënësja e KEDS-it, Margarita Rashiti, ka thënë për Telegrafin, se punëtori i kësaj kompanie dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës.

“I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike, por duke ecur për të gjetur një prishje. Duhet të theksojmë që linja në atë pjesë nuk ka qenë me tension, ndërkaq organet kompetente do të vazhdojnë me procedurat tjera”, ka thënë Rashiti, për Telegrafin.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia është informuar se një punëtor ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike dhe ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Telegrafi/