Telegrafi

Keane: Wilshere, lojtari më i mbivlerësuar në planet

Wilshere (Getty Images)

Roy Keane ka folur rreth ish-rivalëve të tij, Arsenalit dhe në veçanti për mesfushorin e tyre, Jack Wilshere, të cilin ai e quajti si lojtari më i mbivlerësuar në planet.

Arsenali ka avancuar në 16-të skuadra e fundit të Ligës së Evropës pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2 ndaj Ostersundsit, por ishte një natë (e enjte) për të harruar për londinezët, të cilët humbën në shtëpi me rezultat 2-1.

Kjo humbje befasuese nga skuadra modeste suedeze ka bërë që legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane të shfryj ndaj Arsenalit dhe lojtari të tyre anglez, Wilshere.

Lexo po ashtu Ostersundsi befason edhe në ndeshjen e fundit në Evropë, por eliminohet nga Arsenali (Video)

“Arsenali është një shembull i mirë se si të mos fillojë me vëmendje një lojë të futbollit. Ata ishin shumë të ngadalshëm në bllokime, kishin qëndrim të dobët, nuk kishin energji, nuk kishin dëshirë, nuk ishte një kalim i lehtë”, ka thënë fillimisht Keane për ITV.

Wilshere (Getty Images)

“Shumë prej tyre vijnë nga menaxheri dhe stafi i tij i stërvitjeve, por në fund të fundit duhet të vijë nga lojtari, duhet të motivoni veten”.

“Duhet të keni krenarinë tuaj dhe duhet të bëni mirë për veten tuaj, shokët tuaj të ekipit, familjen dhe të ktheheni nga kjo rrëmujë”.

Lexo po ashtu Arsenal 1-2 Ostersunds: Nota e Xhakës dhe të tjerëve

“Ne kemi parë kaq shumë herë këso paraqitje nga Arsenali. Ata shkuan në Nottingham Forest [në Kupën FA muajin e kaluar] me të njëjtin qëndrim dhe humbën”.

“Ju shikoni lojtarët e tyre të mëdhenj dhe e sheh se nuk kanë asnjë faj … pasi udhëhiqen dhe kapiteni i tyre është Wilshere. Për mua, ai është ndoshta lojtari më i mbivlerësuar në planet”, përfundoi ish-kapiteni i Unitedit. /Telegrafi/