Telegrafi

Keane mendon se dy futbollistë të Barçës ishin fajtor për eliminimin e katalonasve

Roy Keane ka pohuar se Neymar dhe Luis Suarez ishin fajtorët kryesor për eliminimin e Barcelonës.

Këta të fundit nuk arritën të triumfojnë në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Legjenda e Manchester Unitedit pohon se katalonasit kanë nevojë për ndryshime në skuadër, transmeton Telegrafi.

“Neymari dhe Suarezi nuk ishin në nivelin e duhur kundër Juventusit”, pohoi Keane për ‘ITV’ duke shtuar se “Kur janë në ditën e tyre, ata mund të mposhtin shumicën e top skuadrave”.

Ai mendon se gjatë verës kampioni aktual spanjoll duhet të përforcohet.

“Ende mendoj se me lojtarët sulmues që kanë, në fund të sezonit duhet të shtojnë një apo dy lojtarë”, tha ndër të tjerash britaniku. /Telegrafi/