Telegrafi

Kean objektivi kryesor i Romës për fazën e sulmit

Moise Kean. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)

Roma është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi kroat Nikola Kalinic do të rikthehet në Atletico Madrid, pasi nuk ka arritur pritshmëritë te Roma.

Giallorosët janë të shqetësuar edhe me formën e luhatshme të Edin Dzekos dhe duan të kenë një sulmues për të ardhmen.

Objektivi kryesor i Romës për repartin e sulmit është talenti italian Moise Kean që është në pronësi të Evertonit.

Moise Kean. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Klubi anglez e bleu italianin nga Juventusi në afatin kalimtar veror, por Kean ka dështuar të përshtatet me futbollin anglez.

Ka qenë babai i lojtarit që ka thënë për mediat italiane se Roma është shumë pranë transferimit të birit të tij dhe se Giallorosët janë klubi i duhur për Kean.

Kryeqytetasit italian janë gati të paguajnë tetë milionë euro për huazimin e tij, si dhe 26 të tjera për blerjen përfundimtare pas gjashtë muajsh. /Telegrafi/