Telegrafi

Kean: Florenzi më bindi t’i bashkohem PSG-së

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Moise Kean është zyrtarizuar si lojtar i Paris Saint-Germainit, ku është huazuar për një vit nga Evertoni.

Në Parc de Princes, sulmuesi italian do të luajë me bashkëkombësit e tij, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi.

20-vjeçari ka thënë se ka qenë pikërisht ky i fundit që e ka bindur për t’iu bashkuar kampionit francez.

“E zgjodha Paris Saint-Germainin se është një klub i madh që ka fituar shumë trofe”, ka thënë Kean në një prononcim për PSG.fr.

Lexo po ashtu Zyrtare: Moise Kean huazohet te PSG

“Bisedova me Alessandro Florenzin, me të cilin kam luajtur për Italinë dhe ia shtrova disa pyetje. Ai foli pozitivisht për skuadrën, trajnerin dhe seancat stërvitore… Ai më bindi!”, ka thënë sulmuesi.

Te skuadra e re, Moise Kean do të bartë fanellën me numrin 18. /Telegrafi/