Telegrafi

Kean debuton në fundjavë me Juventusin

Massimiliano Allegri mund ta fusë nga fillimi në lojë 16 vjeçarin Moise Kean në ndeshje kundër Pescaras.

Paulo Dybala dhe Marko Pjaca janë të lënduar, ndërsa bianconerët kanë vetëm dy sulmues në dispozicion si Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic.

Italiani që luanë me Italinë U-17 është ftuar në disa ndeshje në bankë, por ende nuk ka debutuar.

Lojtari që ka shënuar për të rinjtë 24 gola në 26 ndeshje mund të startojë në fundjavë kundër Pescaras.

Për të interesim kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Manchester City. /Telegrafi/