Telegrafi

“Ke vetëm një mundësi për trofe, të largohesh nga Tottenhami”, Kane këshillohet nga legjenda angleze

Legjenda e Manchester Unitedit dhe Anglisë, Gary Neville beson se Harry Kane duhet të largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë.

Sulmuesi anglez po lidhet me një kalim te Djajtë e Kuq dhe Bayern Munich, pasi shumë viteve të kaluara pa trofe te Spurs.

Neville, një ekspert në Sky Sports, beson se 29-vjeçari Kane duhet të largohet nëse dëshiron të fitojë trofe përpara se të pensionohet.

Lexo po ashtu Ten Hag dëshiron të paktën dy transferime të mëdha në verë, prioritet një emër i madh në qendër të sulmit

“Ai është një profesionist i madh dhe mendoj se nëse Harry Kane mund të largohej tani dhe drejt njërit klub nga Mançesteri – ndoshta United apo City, unë mendoj se ai do ta shfrytëzonte këtë mundësi”.

“Tifozët e Tottenhamit do të zemërohen me mua – ata do të thonë se jam ai që vij në televizion duke u përpjekur ta çoj lojtarin e tyre në Manchester United”.

“Nuk është ashtu. Thjesht më duket se në këtë moment në kohë është lëvizja më e mundshme”, ka thënë Neville për Sky Sport. /Telegrafi/