Site icon Telegrafi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Tensionet mes Rozana Radit dhe Jozi Markut arritën kulmin gjatë një debati të ashpër brenda shtëpisë së spektaklit.

Ngjarja u ndez kur Jozi përmendi disa detaje nga jeta personale e Rozanës, gjë që duket se e irritoi tej mase këngëtaren dhe moderatoren e njohur.

“Çka di ti që flet për jetën time? Pse s’më kthen përgjigje?”, shpërtheu Rozana, duke kërkuar llogari për komentet e Jozit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo vazhdoi me tone të ashpra, duke e sfiduar hapur: “Çka di për jetën time? Ti përmend 2-3 detaje dhe kujton se kam frikë nga ajo që kam jetuar?”.

Jozi u përpoq të shmangte përplasjen, duke u përgjigjur shkurt: “Po jo…”, por kjo nuk e ndaloi Rozanën të vazhdonte.

“Po për çfarë mi thua? M’i kujton se nuk jam mirë me memorien? Jetën time e ke mbajtur shënim ti? Të intereson kaq shumë?”, vijoi ajo me një ton të fortë dhe sfidues.

Përplasja mes dy banorëve vazhdoi me intensitet, ndërsa Rozana e bëri të qartë se nuk kishte asgjë për të fshehur: “Kujton se fshihem unë? Jam nga ato gocat që fshihen? Kam dalë me këtë fytyrë, në dritën e diellit”.

Në fund, ajo dha një paralajmërim të qartë për Jozin, duke i thënë se nëse dëshironte të vazhdonte lojën me të, duhet të qëndronte në shtëpi dhe të përballej: “Nëse do të luash me mua, rri këtu në shtëpi. Nëse do të dalësh jashtë, dil”.

Ky debat pritet të ketë një ndikim të madh në dinamikën e lojës dhe raportet mes konkurrentëve, ndërsa publiku mbetet në pritje të reagimeve të tjera nga dy protagonistët. /Telegrafi/

Exit mobile version