Site icon Telegrafi

KE do të publikojë metodologjinë e re për bisedimet

Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot pasdite para gazetarëve dhe eurodeputetëve do të prezantojnë raportin e metodologjisë së rishikuar për bisedimet.

Komisioni Evropian insiston në atë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të procesit, por për rishik të saj me qëllim që kjo të jetë më efikase dhe më dinamike. Rishikimi i fundit i këtij procesi është bërë në vitin 2003.

Dokumenti përmban katër shtylla: Besueshmëri, udhëheqje politike, dinamikë dhe parashikueshmëria ose kushtëzimi.

Ky propozim duhet të pranohet nga vendet anëtare të BE-së, më së voni deri në fund të këtij muaji, ndërsa Komisioni Evropian për dy javë duhet të publikojë edhe raportin për përparimin e reformave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Telegrafi/

Exit mobile version