Site icon Telegrafi

Me kë do të bënin koalicion Menduh Thaçi e Zoran Zaevi?

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë (REL), se nuk do të bëjë koalicion me kriminelë, banditë dhe nacionalistë, ndërkaq Menduh Thaçi i PDSH-së thotë se më e rëndësishma është që BDI-ja të humbë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që të dy këta liderë e hedhin poshtë mundësinë e një koalicioni me partitë e deritanishme të pushtetit, pra jo koaliconit me BDI-në dhe me OBRM-PDUKM-në.

Madje, në përgjigjet e tij për REL, në lidhje me koalicionin e mundshëm, Zaev thotë se mund të fitojë më shumë vota te shqiptarët, se sa BDI-ja. Nga ana tjetër, Menduh Thaçi thotë se rrënimi i nstitucioneve është vepër e Gruevskit dhe Ahmetit, duke shtuar se partia e tij ka marrë më shumë thika pas shpine nga OBRM-PDUKM-ja.

Thaçi konsideron se me OBRM-PDUKM-në është e pamundur të bëhet koalicion, ndërkaq me LSDM-në, edhe pse kanë patur disa përplasje, mendon se keqkuptimet e tyre janë tejkaluar./Telegrafi/

Exit mobile version