Certifikatat dixhitale të gjelbërta që Komisioni Evropian do të paraqesë këtë javë, do t’i referohen lëvizjes së qytetarëve brenda BE-së, ndërsa detajet e dokumenteve të mundshme për shtetasit e vendeve të treta janë ende duke u shqyrtuar, thonë nga Komisionit Evropian për “Tanjug”.
Në pyetjen e “Tanjug” nëse certifikatat e njoftuara, që përfshijnë informacionin e vaksinimit, testin PCR ose antitrupat, do të zbatoheshin për qytetarët e Serbisë ose vendeve jashtë BE-së, Brukseli zyrtar tha se “detajet e vendeve të treta” janë ende duke u konsideruar, .
“Kur bëhet fjalë për vendet e treta, ne po flasim me organizata ndërkombëtare, përfshirë OBSH-në, dhe ne do të marrim parasysh standardet teknike, ndërvepruese dhe ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Komisionit Christian Wiegand.
I pyetur se si qytetarët që janë vaksinuar në vendet e tyre do të trajtohen me vaksina të pa aprovuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve kur udhëtojnë në BE, nga KE thonë se më shumë detaje do të dihen të mërkurën, kur do të prezantohet propozimi për certifikatat dixhitale.
“Qëllimi i certifikatave dixhitale të gjelbërta është të lehtësojnë lëvizjen e lirë dhe të sigurt në BE, jo për të shtuar kufizime ose ndalime të reja, por për t’i bërë gjërat më të thjeshta”, tha Wiegand./Telegrafi/