Telegrafi

KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën e Hercegovinën – por me kushte

Komisioni Evropian i propozoi sot vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që Bosnjë e Hercegovinës t’i jepet statusi kandidat me kushte, si dhe u prezantua edhe një raport për statusin aktual të BeH në rrugën e saj të integrimit në BE.

Për statusin e kandidatit me kusht, Këshilli i Bashkimit Evropian, përkatësisht të gjitha vendet anëtare do të marrin një vendim unanim në dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Nga BeH është kërkuar të punohet në reforma dhe janë renditur tetë prioritetet, kurse në dhjetor pritet të marrin një përgjigje pozitive nga vendet anëtare, duke marrë parasysh se është një formulë identike e rekomandimit të KE-së siç ishte rasti me Ukrainën dhe Moldavinë.

Përvojat e mëparshme kanë treguar se anëtarët mund të vendosin kërkesa shtesë përveç atyre të dhëna nga Komisioni Evropian, por statusi i kandidatit është pothuajse i sigurtë.

Me insistimin e Austrisë dhe Sllovenisë, në qershor të këtij vendi, vendet anëtare arritën në përfundim se ishin të gatshme t’i jepnin BeH statusin e kandidatit, por se u duhej raporti dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, i cili më në fund arriti sot.

Në raportin për procesin e reformave evropiane në BeH, është vlerësuar se nuk ka progres dhe se situata është e keqe në shumë fusha.

Ata veçuan partitë nga Republika Srpska si frenim për integrimin evropian, duke qenë se bojkotuan punën në institucione shtetërore për më shumë së një vit, dhe rrjedhimisht miratimin e ligjeve kryesore nga rekomandimet e KE-së.

Arsyeja pse KE-ja vendosi të kërkojë statusin e kandidatit me kusht është, siç mësohet, është vendim i Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, sa i përket çështjes së reformës zgjedhor.

Statusi i kandidatit pa kushte do të kishte ndodhur nëse do të kishin punuar në reformat e ligjeve kyçe dhe reformën zgjedhor në BeH, duke qenë se BE-ja është duke mbrojtur fuqimisht që politikanët në BeH të dakordohen për çështje të rëndësishme brenda vendit dhe jo të imponojnë vendime të tilla. /Telegrafi/