Blero duket se është bërë më i ndjeshën pas tranzicionit që kaloi vitin e kaluar.
Pasi themeloi kompaninë Elephant me Florent Boshnjakun, erdhi edhe ndarja nga kompozitori i njohur. Por, Blero u nda jo vetëm nga kompozitori që ishte ortak biznesi në këtë rast. Ai madje u nda edhe nga një sërë bashkpuntorësh – producentë e menaxherë që i ndihmuan në ngritjen e kompanisë dhe edhe nga bashkëshortja, Teuta Krasniqi.
Kjo mbase e ka bërë Bleron më të ndjeshëm, dhe ai tash nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj shumë yjeve të estradës.
I fundit reagim i tij vjen sot, ku ai ka postuar një status në rrjetet sociale, drejtuar ndaj një “qike që nuk e din se kush është Blero”.
“Këto janë për atë qikën që se din kush është Blero. Diqysh duhet ajo me marrë vëmendje mediatike. Bullshit. Mpuq e ki”, ka shkruar Blero në postimin e tij në Instagram ku në foto shihen syzet e tij Versace nga klipi i fundit “5”.
Edhe pse s’ka përmendur emra është shumë e besueshme që ky sulm i Bleros i dedikohet aktores Yllka Gashi.