Telegrafi

Kë po e rrotullon në ajër Big Mama? (Video)

Këngëtarja Big Mama është shquar gjithmonë si një ndër personazhet më pozitive të ekranit.

Ajo ka ditur gjithnjë të bëjë publikun për të qeshur, gjersa këtë gjë më së miri po e arrinë edhe përmes programit televiziv “1 kafe me Mamën”, ku çdo të dielë është më afër publikut shqiptar përmes këtij emisioni.

Lexo po ashtu Big Mama pranon, do të bënte duet me Linda Morinën

Big Mama është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me qindra ndjekës.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku përsëri ka bërë fansat për të qeshur.

Në video, Bigi shfaqet teksa mbanë në krah modelen e njohur Heidi Lushtaku, dhe më pas rrotullohet bashkë me të.

Lexo po ashtu Heidi Lushtaku, e magjishme në pasarelë (Foto)

“Fluturon fluturon Heidi”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/