Telegrafi

Kë po e përqafon Bebe Rexha? (Foto)

Këngëtarja Bebe Rexha është mjaft e lidhur me rrethin e saj familjar, dhe këtë e ka treguar shpesh herë përmes rrjeteve sociale.

Por, së fundmi ajo bëri të ditur se familjes së saj i është shtuar edhe një pjesëtarë tjetër, e ajo ishte qenushja e saj e vogël të cilën e adoptotoi para dy javëve.

Lexo po ashtu Bebe Rexha thotë se ka adoptuar një 'bebe' të vogël, kërkon mendimin e fansave për emrin (Video)

Për një kohë shumë të shkurtër këngëtarja ka treguar se është lidhur mjaft shumë me të, dhe se kanë filluar të shkëmbejnë edhe përqafime dhe ledhatime së bashku.

Bebe ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku është shfaqur duke e përqafuar  kafshën e saj shtëpiake, ani pse ajo nuk ka qenë në disponim.

“Unë e dua ‘arushen’ time shumë, por ajo është në disponim shumë të keq sot”, ka shkruar këngëtarja. /Telegrafi/