Telegrafi

‘Ke pëlqyer fotografinë e të dashurës time, dua fanellën tënde’ – kërkesa interesante e tifozit drejtuar Pedrit

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty)

Një pankartë në tribuna ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit.

Një tifoz e ka kërkuar fanellën e Pedrit për një arsye mjaft interesante.

“Pedri, ia ke dhënë të dashurës time një pëlqim, kështu që mua ma jep fanellën”, shkruante në pankartën e tij.

Videoja e tifozit që e mban këtë mbishkrim është publikuar nga faqja zyrtare e në Twitter e ekipit përfaqësues të Spanjës.

Lexo po ashtu  “Do të kisha nënshkruar për Real Madridin”, Pedri befason me deklaratën e tij

Nëse Pedri ia ka pëlqyer vërtet fotografinë të dashurës së tifozit, padyshim se nuk e ka pranuar aq lehtë që njëri prej futbollistëve të rinj më të talentuar po flirtonte ‘online’ me të partneren e tij.

Ndryshe, pas sfidës çerekfinale të Copa del Rey, Barcelona do të luajë kundër Gironas në La Liga ditën e shtunë. /Telegrafi/