Një pankartë në tribuna ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit.
Një tifoz e ka kërkuar fanellën e Pedrit për një arsye mjaft interesante.
“Pedri, ia ke dhënë të dashurës time një pëlqim, kështu që mua ma jep fanellën”, shkruante në pankartën e tij.
😱 ¿PERDÓN?
📺 @MovistarFutbol#LaCopaMola I #CopaDelRey pic.twitter.com/yJ1bbLPTai
— RFEF (@rfef) January 25, 2023
Videoja e tifozit që e mban këtë mbishkrim është publikuar nga faqja zyrtare e në Twitter e ekipit përfaqësues të Spanjës.
Nëse Pedri ia ka pëlqyer vërtet fotografinë të dashurës së tifozit, padyshim se nuk e ka pranuar aq lehtë që njëri prej futbollistëve të rinj më të talentuar po flirtonte ‘online’ me të partneren e tij.
Ndryshe, pas sfidës çerekfinale të Copa del Rey, Barcelona do të luajë kundër Gironas në La Liga ditën e shtunë. /Telegrafi/