Telegrafi

KE nuk ka koment për ngjarjet aktuale në Maqedoni, por pret përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit

Komisioni Evropian nuk ka koment për ngjarjet aktuale, por pret vërtetim të përgjegjësisë për ngjarjet e 27 prillit.

KE-ja nuk dëshiron të komentojë ngjarjet aktuale në Maqedoni të lidhura me zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit. Në një deklaratë për Nova Tv, shërbimi për shtyp i KE-së thekson se për to vshtë e rëndësishme të vërtetohet përgjegjësia për këto ngjarje të dhunshme.

“Komisioni Evropian nuk do t’i komentojë hetimet në vijim dhe proceset gjyqësore. Jemi duke i ndjekur ngjarjet me kujdes dhe presim që partitë politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në pajtim me ligjet. Përndryshe, KE e theksoi nevojën për vërtetim të përgjegjësisë për ngjarjet e 27 prillit”, thonë nga shërbimi për shtyp i KE-së.

Javën e ardhshme në Bruksel kryeministri Zoran Zaev do të takohet me kreun e KE-së, Jean-Claude Juncker ku njëra nga temat e bisedës do të jenë ngjarjet aktuale në Maqedoni me rëndësi për proceset e integrimeve evropiane./Telegrafi/