Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva ka deklaruar se kolegjiumi i komisionerëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës lidhur me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo ka thënë se vendimi do të kumtohet nesër rreth mesditës, sipas kohës së Brukselit.
“Çfarë mund të them unë sot është se mund të konfirmoj se Kolegjiumi i Komisionerëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Andrevas.
Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar. /Telegrafi/