Artistja me prejardhje nga Shkodra, Arilena Ara, që një kohë ka nisur punën për albumin e ri të quajtur, “Pop Art”.
Derisa deri më tani ka lansuar tri këngë nga ky album, ajo tashmë po punon në të tjera projekte.
Së fundmi, biondja ka bërë një njoftim në Instagram duke treguar se po punon në këngën e radhës të quajtur “Ke me mungu”.
“Ke me mungu nga Pop Art albumi vjen së shpejti”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë ku shfaqet në piano.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, të cilët po ashtu mezi po presin për këtë projekt.
“Aligator”, “Murderer” në bashkëpunim me Noizyn dhe “Thirr Policinë” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin – janë tri nga këngët e përfshira në këtë album.
Të gjitha këto projekte u mirëpritën nga publiku dhe grumbulluan miliona klikime. /Telegrafi/