Telegrafi

“Ke luajtur mendsh, e çmendur” – Roza Lati i drejtohet me ofendime Egla Cenos

Banoret Roza Lati dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër sërish.

Ato prej kohësh nuk ruajnë raporte të mira, ndonëse shpesh edhe kanë përplasje.

“Po ti që bën si histerike, sikur ke luajtur mendsh”, iu drejtua në një moment prezantuesja, aktores.

Foto: Screenshot/Instagram

Egla në ndërkohë ia ktheu: “E di ti çfarë është histeria, është sëmundje”.

Lexo po ashtu "Të të vijë turp që flet për femrat që shkojnë në Dubai" - Sara Karaj e ashpër me Ilnisa Agollin

“Ta kthej në një fjalë tjetër. E çmendur”, iu kundërpërgjigj Lati.

Foto: Screenshot/Instagram

“Çmenduria është sëmundje. Të çmendurit rrinë në psikiatri”, ka qenë përgjigja e Cenos.

Egla veç Rozës vazhdon të jetë e përfshirë edhe në shumë debate të tjera. /Telegrafi/