Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, shumë ndjekës janë kureshtarë për raportin mes Livias dhe Mevlanit, sidomos pas mesazhit që ai i dërgoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
E ftuar në emisionin “Wake Up”, Livia u pyet për këtë temë, por u tregua e rezervuar në detaje, duke theksuar se është ende në periudhë përshtatjeje pas daljes nga formati.
Biseda në studio:
Moderatorja: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?
Livia: Jo, unë kam fjetur në shtëpinë time.
Moderatorja: Je rikthyer me Mevlanin?
Livia: Mendoni se do t’ju jap informacione për këtë? Unë ende s’kam fjetur mirë, jo më të merrem me Mevlanin. Ku kam nerva për këtë tani?! Sapo dola nga ajo zhurmë… më mungon edhe Mevlani tani?!
Sa i përket momentit kur ajo u emocionua nga mesazhi i Mevlanit në “Big Love”, Livia sqaroi edhe këtë pjesë.
“Gjithmonë jam munduar ta fsheh dhe të mos e përmend historinë time të dashurisë. Por zemra nuk komandohet… Në asnjë moment të rrugëtimit tim nuk e kam mohuar që kam ndjenja për atë djalë”.
Ajo pranoi se ka marrë një mesazh nga Mevlani pas daljes nga shtëpia, por ende nuk kanë pasur mundësi të sqarohen.
“Është një histori shumë e ndërlikuar”, shtoi ajo, duke lënë mister të ardhmen e këtij raporti. /Telegrafi/