Site icon Telegrafi

“Kë ke pasur para burrit”, debat i ulët mes Rozanës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania

Dy banoret e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), Rozana dhe Gerta, kanë shpërthyer në një debat të ashpër gjatë një momenti tensioni të krijuar brenda shtëpisë.

Pavarësisht moshës dhe eksperiencës së tyre, të dyja nuk janë përmbajtur në fjalët që kanë përdorur, duke bërë që diskutimi të marrë një kthesë të paparashikueshme.

Debati ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar intensitetin dhe përplasjen mes dy banoreve.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një moment i veçantë, i cili u shpërnda në “Instastory” nga ish-banori i BBVA 2, Ronaldo Sharka.

Në videon e postuar, Rozana i drejtohet Gertës me fjalët: “Kë ke pasur para burrit?” – një pyetje që ka thelluar edhe më shumë tensionin mes tyre.

Foto: Ronaldo Sharka/InstaStory

Kjo përplasje ka ngritur pikëpyetje të shumta për marrëdhënien mes dy femrave, të cilat duket se kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar për disa kohë.

Fjalët e ashpra dhe momenti delikat kanë krijuar një atmosferë të pasigurt brenda shtëpisë së BBVA, ku debati ka arritur kulmin, duke shkaktuar një seri reagimesh nga banorët dhe ndjekësit e programit. /Telegrafi/

Exit mobile version