Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky kanë pasur një takim mjaft të tensionuar në Zyrën Ovale.
Ndërsa Zelensky sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë, sekuenca nga takimi po publikohen në rrjete sociale.
Një e tillë është shpërndarë në rrjetin social X, përcjell Telegrafi.
Aty Trump dhe Vance shihen duke “e sulmuar” Zelenskyn.
“Ke folur mjaftueshëm”, dëgjohet Trump duke i thënë Zelenskyt.
“Ju nuk do ta fitoni këtë”, vazhdon presidenti amerikan duke e ngritur zërin.
“Ju e keni një shans për t’ia dalë për shkakun tonë”, shton Trump.
Trump and Vance attacked Zelenskyy in a remarkable Oval Office exchange today.
“You’ve done enough talking. You’re not winning this,” Trump said, raising his voice. “You have a damn good chance of coming out okay because of us.” https://t.co/QtxVtx6gXZ pic.twitter.com/YfFfFBOd39
— POLITICO (@politico) February 28, 2025
Më pas edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka disa fjalë për Zelenskyn: “”Mendoj se është një mosrespekt që të vish në Zyrën Ovale dhe të kesh këtë sjellje para mediave amerikane”.
“Ju duhet t’i jeni mirënjohës presidentit që po përpiqet ta ndalë këtë konflikt”, shton ai. /Telegrafi/