Site icon Telegrafi

Kë e urreni varet nga ajo se sa të mençur jeni

Njerëzit janë paragjykues nga natyra, megjithatë një studim ka zbuluar se personin të cilin e “zgjedhim” për ta urryer mund të varet në inteligjencën tonë të përgjithshme

Zbulimet e rikonfirmojnë idenë se mund të jetë në natyrën e njeriut të mos i pëlqejë ata që janë ndryshe nga ne – përfshirë ata që duken dhe mendojnë ndryshe.

Njerëzit me nivele më të vogla të inteligjencës janë më të prirë të jenë paragjykues ndaj grupeve të lindura me statuse të caktuara, siç janë minoritetet dhe homoseksualët

Sipas studimit, njerëzit me inteligjencë më të vogël kanë tendenca të jenë më paragjykues ndaj grupeve liberale, e gjithashtu edhe ndaj grupeve që kanë më pak mundësi në statusin e tyre, siç janë njerëzit e definuar nga raca, gjinia apo orientimi seksual.

Në anën tjetër, individët me inteligjencë më të madhe prihen të jenë paragjykues ndaj grupeve që konsiderohen konvencionale dhe grupeve që perceptohen të kenë “mundësi të larta”, siç janë konservativët.

Pra, njerëzit i ‘urrejnë’ apo nuk i pëlqejnë ata që janë ndryshe nga ta.

Zbulimet e këtij studimi bazohen në rezultatet e një pyetësori të kompletuar nga 5,914 vullnetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version