Site icon Telegrafi

KE: Dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela nuk është përgjigjur sot direkt në pyetjen nëse dhe kur do të mbahet rrethi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, por vetëm tha se Brukseli është në kontakt të përhershëm me të dyja palët.

“Jemi në kontakt të përhershëm me të dyja palët dhe do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel sa më parë që të jetë e mundur”, tha Gordehuela në konferencën për media.

Më herët është thënë se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të korrikut. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version