Instituti Demokratik i Kosovës sot organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike.
Ky diskutim ka të bëjë me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”.
Diskutimi nis prej orës 10:00. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, që zbatohet nga KDI dhe mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë. /Telegrafi/