Telegrafi

KDI tryezë diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban sot tryezë diskutimi me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”.

Tryeza do të mbahet në ora 10:00.

Në panel të diskutimit përfaqësues të subjekteve politike do të diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend pas formimit të Qeverisë së re, përfshirjes direkte të SHBA-ve në këtë proces, angazhimin e proklamuar nga BE-ja për lehtësimin e procesit të normalizimit, si dhe mundësinë e zëvendësimit të tarifës 100% me reciprocitet ndaj Serbisë. /Telegrafi/