Site icon Telegrafi

KDI prezanton 15 pika se si të luftohet konkretisht korrupsioni

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), sot paraqiti propozimet konkrete të KDI-së për institucionet, në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren në luftën kundër korrupsionit.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI/TIK ka theksuar se sa i përket çështjes së korrupsionit dhe luftimit të kësaj dukurie, shteti i Kosovës po shfaq një lloj mosinteresimi karshi kësaj çështje dhe ndërmarrjes së hapave konkret në këtë drejtim.

“Të gjithë jemi dëshmitar të korrupsionit dhe mungesës së veprimeve konkrete të shtetit në luftën kundër korrupsionit. Ka vite që qytetarët nuk dëgjojnë asgjë më shumë se ‘korruspioni do të luftohet’ apo ‘ne jemi duke e luftuar korrupsionin’ e edhe ‘kemi ndërmarr të gjitha veprimet në luftën kundër korrupsionit’. Megjithatë kur shikon konkretisht se cfarë është bërë për ta luftuar korrupsionin, sheh se shteti ynë duke disi i pa interesuar në këtë çështje kaq  të rëndësishme”, ka shtuar ajo, duke theksuar faktin që kjo çështje mbetet edhe një kriter për liberalizimin e vizave.

Kurse Florent Spahija nga KDI/TIK ka prezantuar pikat të cilat KDI propozon, që institucionet e Kosovës duhet të fokusohen që të arrijnë rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsioni si në vijim:

Exit mobile version