Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezë me temë “Çfarë presim nga faza e re e dialogut Kosovë-Serbi”.
KDI me përfaqësuesit e shoqërisë civile do të diskutojnë rreth të ardhmes së këtij procesi.
KDI do të prezantoi edhe një analizë të shkurtër me temë “Dialogu Kosovë-Serbi: sfida dhe rruga përpara”, dokument i cili ofron një përmbledhje të procesit shtatë vjeçar të dialogut duke propozuar parimet mbi të cilat duhet të ec përpara ky proces.
Tryeza mbahet sot në ora 10:00.