Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media gjatë së cilës janë shpalosur rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme
Jeta Krasniqi nga KDI ka theksuar se qytetarët janë pyetur nëse do të votonin në rast se zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme.
45.3% kanë thënë se do të votonin definitivisht, 29.8% ndoshta do të votonin, 6.9% me gjasë nuk do të votonin, 8.8% definitivisht nuk do të votonin, 3.2% kanë deklaruar se nuk e dinë dhe 6.1% kanë refuzuar të kthejnë përgjigje.
Kurse të pyetur se për cilën parti politike do të votonin, vetëm nga votat e deklaruara: 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera.
Janë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje. /Telegrafi/