Site icon Telegrafi

KDI: MSH po planifikon të blejë material për teste për COVID-19, 190 për qind më shtrenjtë se në muajin tetor

Instituti Demokratik i Kosovës ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të rishikojë çmimet për blerje të materialit laboratorik për teste për COVID-19, pasi siç thonë ata po planifikohet që çmimi i tanishëm të jetë 190 për qind më i shtrenjtë në krahasim me kontratën e dhënë në muajin tetor të këtij viti.

Përmes një komunikatë, KDI, ka sqaruar se tenderi parasheh që të blihen 39 materiale, prej të cilave 5 janë me një çmim prej 190 për qind më të shtrenjtë se ato të tenderit të muajit tetor.

“Më 8 dhjetor MSH ka shpallur tenderin për “Furnizim me material laboratorik për testim për SARS-COV-2” me vlerë të parashikuar mbi 5 milion Euro. Përmes këtij tenderi parashikohen të blihen 39 materiale laboratorike. ?̧????? ??̈ ??? ?? ??????????? ??̈? ? ??? ??̈?? ?? ????????? ????̈ ???,???€ ??? ????? ???% ??̈ ??̈ ????? ???? ?̧????? ?? ??̈ ????? ??̈?? ????????? ????? ?????̈ ????̈? ?? ? ??? ??̈ ????̈?, përmes kontratës së publikuar më 1 tetor 2020”, thuhet në komunikatën për medie.

“Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova  rekomandon që MSH të rishikoj këto çmime pasi që ende nuk janë hapur ofertat”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version