Telegrafi

KDI mban konferencë për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban sot konferencën “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”.

Konferenca mbahet sot nga ora 09:30.

Në dy panele të diskutimit përfaqësues politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave do të diskutojnë lidhur me kornizën e marrëveshjes eventuale në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe përfshirjen e grave në proceset e paqebërjes. /Telegrafi/