Site icon Telegrafi

KDI: Komuna e Prishtinës e para për transparencë, pas saj radhitet komuna e Vushtrrisë

Drejtues të Misionit të USAID-it në Kosovë, kryetarë komunash, të Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe përfaqësues të OJQ-ve kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të transparencës në komuna, të cilin hulumtim e ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës – KDI.

Në hulumtimin që KDI ka bërë ka renditur komunën e Prishtinës të parën si komuna më transparente në Kosovës, ndërsa komuna e Vushtrrisë është radhitur e dyta.

Drejtuesit e USAID-it thanë se transparenca ndikon pozitivisht në punën e institucioneve lokale. “Më shumë se gjysma e mjeteve publike në Kosovë shfrytëzohen përmes prokurimit publik. Prokurimi transparent dhe i hapur mund të ketë një ndikim shumë të madh, dhe lejon një transparencë më të madhe e mundëson lajmërimin e rasteve kur sistemi i prokurimit nuk funksionon siç duhet”, ka thenë Zeinah Salahi përfaqësuese e USAID-it në Kosovë.

Kryetari i komunës se Prishtinës,  Shpend Ahmeti tha se: “Do të publikojmë çdo dokument në mbajtje sipas ligjit brenda 15 ditëve që t’i japim qytetarëve informacionin e plotë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi gabime, dhe që MAPL dhe OSHP nuk na kanë kthyer vendime. Rruga përpara për Kosovën është transparenca e plotë në çdo vendim. Qeverisja e mirë nuk duhet të jetë në mëshire të politikanëve, por duhet ndërtuar sisteme funksionale.”

Ndërsa, ai i komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri, shtoi se është “shumë i lumtur që për më pak se 2 vite të udhëheqjes kemi bërë këtë kapërcim komunal. Prioriteti ynë ka qenë që të japim shembull për praktika të mira si komunë. Jemi komuna e parë që kemi aprovuar kodin e etikës si dhe planin e integritetit. Deklarata e kodit të etikës është e nënshkruar nga secili zyrtar dhe gjendet në dosjen e tij/saj. Edhe në ueb faqe edhe në rrjetet sociale i kemi publikuar të gjithë përfituesit e subvencioneve. Ne kemi përfshire edhe shoqërinë civile në qytetin tonë, edhe pse nuk është e nivelit të organizimit sikurse në Prishtinë, e cila po të ishte e atille sa në kryeqendër.

Indeksin e transparencës mund ta gjeni duke klikuar KËTU: /Telegrafi/

Exit mobile version