Sot Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë mbajti mbledhjen e radhës, që sipas KDI-së ishte në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar.
Kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023.
“Ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni hetimor themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj. Sipas Ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor ti vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet ti drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi, pas aprovimit të secilës vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë”, njofton KDI.
Prandaj, sipas tyre çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme./Telegrafi/