Trajneri më i suksesshëm në basketbollin kosovar, Arben Krasniqi do të vazhdojë të jetë trajner i KB Yllit.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Yllit.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me trajnerin Arben Krasniqi”.
“Bashkë me trajnerin Krasniqi po përgatitet lista e lojtarëve vendorë dhe të huajë për sezonin që na pret”, njofton klubi nga Suhareka.
Superliga e Kosovës në basketboll është në fazën ku skuadrat fillojnë të ndërtohen për edicionin e ri. /Telegrafi/