Skuadra e Trepçës ka rikthyer në Mitrovicë, katër basketbollistët me përvojë të saj, që ishin në skuadra tjera të Kosovës përgjatë pjesës vjeshtore të stinorit.
Imer Tahiri e Samir Zekiqi nga Bashkimi i Prizrenit si dhe Besnik Azemi e Arian Tahiri nga Golden Eagle Ylli i Suharekës – tashmë janë kthyer në skuadrën gjelbërezi dhe gjatë pranverës do të jenë nikoqir te Minatori i Mitrovicës.
Lajmin e konfirmoi ish-lojtari i Bashkimit, Imer Tahiri për Borozani.com sot.
Në ndërkohë, Trepça pritet të përforcohet edhe me basketbollistin amerikan, Jordan Reed.
Përforcimet aktuale dhe lëvizjet që mund të ndodhin deri në fund të afatit kalimtar dimëror, Trepçën mund ta bëjnë kandidate serioze për PlayOff dhe ndoshta edhe trofe, përkundër startit jo të mirë të stinorit që e patën për shkak të krizës financiare.