KB Prishtina ka konfirmuar emrin e ri garues për edicionin vijues të garave në skenën vendore dhe ndërkombëtare.
Klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar me anë të një komunikate ka konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë e njohur të telefonizë mobile, Z Mobile.
Kjo kompani tash e tutje do të jetë sponzor gjeneral i klubit nga kryeqyteti.
Sipas komunikatës së klubit, emri i ri i klubit do të jetë KB Z Mobile Prishtina.
“I urojmë mirë se ardhje Z Mobile në shtëpinë e kampionëve të sportit me besimin se bahskarisht do të rritemi dhe do të fuqizojmë brendet tona”, shkruan ndër tjerash në komunikatën e klubit nga kryeqyteti.
Prishtina do të fillojë shumë shpejt aksionin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndaj kampionit të Holandës, Groningenit. /Telegrafi/