Telegrafi

KB Prishtina me kërkesë zyrtare për pranimin në ABA Liga (Foto)

Klubi basketbollistik, Prishtina, ka bërë kërkesë zyrtare për tu pranuar në ABA Liga.

Sigal Prishtina vendosi të largohet nga BIBL Liga Ballkanike pas katër sezoneve në këtë ligë, ku edhe fitoi dy herë titullin kampion.

Por, apetitet e klubit kryeqytetas veçse janë rritur dhe kërkojnë edhe më shumë në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Sigal Prishtina tërhiqet nga Liga Ballkanike

Është vetë kryetari i klubit, Blerand Stavileci, i cili ka bërë publike kërkesën e drejtuar për pranim në ABA Liga.

“Klubi ynë, KB Sigal Prishtina, me kërkesë zyrtare për pjesëmarrje në ABA League. Klubi ynë po rritet, synimet po shtohen. Prishtina meriton më shumë se kaq. Edhe në ABA Ligë edhe në Evropë”, ka shkruar Stavileci në profilin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/