Site icon Telegrafi

KB: Maqedonia një nga 4 vërshimet vdekjeprurëse që ndodhën të njëjtën ditë anembanë botës

828797 08.12.1988 Генеральный секретарь ЦК КПСС, Председатель Президиума Верховного Совета СССР Михаил Сергеевич Горбачев выступает на сессии Генеральной ассамблеи ООН во время официального визита в США. Юрий Абрамочкин/РИА Новости

Siç ndryshon klima e planetit, ashtu vërshimet fatale bëhen kërcënim i madh për botën, thuhet në raportin e Zyrës së Kombeve të bashkuara për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizata botërore ka ardhur në përfundim se tre nga dhjetë katastrofat më të mëdha natyrore në vitin 2015, kanë qenë vërshimet.
Sipas statistikës, vërshimet kanë qenë katastrofa natyrore numër një në ShBA, të cilët për sanimin e pasojave, mesatarisht në vit harxhojnë rreth 3,5 miliardë dollarë.

Kombet e bashkuara në raportin e tyre theksojnë se në periudhë prej vetëm 24 orësh, katër vërshime vdekjeprurëse, përfshi edhe atë në rajonin e Shkupit, kanë ndodhur në vende të ndryshme të botës.

Në tekstin e organizatës botërore shkruan për vërshimet në Sudan, si rezultat i nivelit më të lartë të lumit Nil në 100 vitet e fundit.

Të njëjtën ditë shira të rrëmbyeshëm e kanë kapluar edhe qytetin pakistanez Karaçi, ndërsa pothuaj se në interval identik kohor kanë ndodhur edhe vërshimet në Indi./Telegrafi/

Exit mobile version