Telegrafi

Kawhi i pandalshëm, Clippers i shkaktojnë humbjen e parë San Antonios

Los Angeles Clippers janë kthyer te fitorja në NBA, pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Utah Jazz.

Skuadra nga Kalifornia në Staples Center ka mposhtur San Antonio Spurs me gjashtë pikë diferencë 103-97.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Popovich pas tri fitoreve radhazi.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme për Kawhi Leonard që realizoi 38 pikë, pati 12 kërcime e katër topa të vjedhur.

Me lojë të mirë u dallua edhe qendra fantastike Harell me 24 pikë e katër kërcime.

Për skuadrën nga Los Angelesi kjo ishte fitorja e katërt në NBA derisa ka pësuar edhe dy disfata.

Ndërkohë basketbollisti më efikas për mysafirët ishte DeMare de Rozan me 29 pikë e shtatë kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Miami Heat 97 – 106

New Orleans Pelicsns – Denver Nuggets 122-107

Los Angeles Clippers – San Antonio Spurs 103-97