Telegrafi

Kawhi Leonard, sërish lojtari më i mirë defensiv (Video)

Pesë ndeshje radhazi nga 30 pikë!

Për vitin e dytë rresht, aloja e San Antonio Spurs, Kawhi Leonard, është zgjedhur lojtari më i mirë defensiv i sezonit në NBA.

Leonard ka marrë 547 vota nga paneli prej 130 gazetarëve sportivë, përcjell Koha Ditore shkrimin e ESPN.

Alo-qendra e Golden State Warriors, Draymond Green, ka përfunduar në vendin e dytë për herë të dytë rresht, me 421 vota.

Ndërkohë, qendra e Miami Heat, Hassan Whiteside përfundoi i treti me 83 vota.