Ngadalë, por sigurt, epoka e turbo-mbushësve po kthehet edhe te motoçikletat. Ju sjellim një paralajmërim të asaj që po vjen nga Kawasaki.
Qe një kohë të gjatë, nga kompania është paralajmëruar ardhja e kësaj motoçiklete të re, mirëpo karakteristika teknike kanë mbetur të fshehura për opinionin.
Megjithatë, në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni së paku zhurmën e motorit.
Motori i motoçikletës së re është huazuar nga ZX-6R, të cilit i është shtuar turbo-mbushës.
Si rezultat i kësaj, pritet që fuqia e motorit të arrijë 200 KF. /Telegrafi/